E ardhmja e Thomas Tuchel si trajner i Bayern Munich duket se është në rrezik pas humbjes së pësuar ndaj Bayer Leverkusen në kampionat.

Shumë do të varet sot nga ndeshja e Champions League ndaj Lazio, por klubi po mendon të riktheje në stol një njohje të vjetër.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta “Bild”, drejtuesit e Bayern Mynih po mendojnë një rikthim të bujshëm të Hansi Flick.

Ish-trajneri, i zëvendësuar nga Julian Nagelsmann është një nga emrat më të rëndësishëm në kërkim të një ekipi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Disa drejtues të Bayernit imagjinojnë një rikthim për Flick. Ka pasur tashmë biseda mes tyre. Flick, aktualisht shpenzon shumë kohë në banesën e tij duke parë shumë ndeshje futbolli dhe duke ndjekur nga afër atë që bën Bayern, megjithëse ndihet i nderuar edhe nga interesimi i Barcelonës”, shkruan “Bild”.