Pasi u tërhoq nga futbolli me një lamtumirë prekëse nga Reali i Madridit, pas eliminimit tronditës nga Kampionatin Evropian, Toni Kroos u zgjodh lojtari më i mirë gjerman i vitit pas një votimi nga gazetarët sportivë të organizuar nga gazeta “Kicker”.

Kroos, i cili nuk arriti të hynte as në podium vitin e kaluar, fitoi çmimin pasi mori 285 vota nga 751 në total. Florian Ëirtz i Bayer Leverkusenit.

Toni Kroos e mbylli karrierën si profesionist me një sezon fantastik, në fund të të cilit fitoi La Ligan spanjolle dhe Championsin e tij të gjashtë si profesionist (i pesti me Realin e Madridit), duke luajtur një rol thelbësor në skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Fitimi i çmimit të lojtarit gjerman të vitit është një rezultat i mirë, një konfirmim i bukur dhe vlerësim i madh për atë që kam arritur në vitin e fundit. Po, do të jetë hera e fundit që do të zgjidhem, ky çmim nuk jepet si një falënderim për një lojtar që del në pension”, nënvizoi me humor legjenda e Gjermanisë dhe Realit të Madridit. “Nuk është një çmim falënderimi, nuk ka të bëjë me moshën apo përfundimin e karrierës, por vetëm me paraqitjet në fushë, të paktën kështu shpresoj”, tha duke qeshur gjermani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso, u zgjodh trajneri më i mirë, duke mposhtur konkurrencën e Sebastian Hoeness (74 vota) dhe Frank Schmidt (50 vota), respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.