Nisi në mënyrën më të keqe të mundshme raundi i parë i kualifikueseve të kampionatit europian për kombëtaren shqiptare të 19-vjeçarëve.

Në duelin e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, kuqezinjtë e rinj u mundën 3 me 0 nga Ukraina, një nga rivalët e grupit “B5”. Rezultati në favor të ukrainasve u zhbllokua në minutën e 34 nga Redushko.

Shqipëria u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, madje krijoi edhe mundësi, por në momentin më të mirë u godit nga goli i dytë i miqve, me autor Popov. Ky gol bëri që skuadra të dorëzohej, e jo vetëm kaq, por të pësonte edhe golin e tretë nga Kamenski.

Në duelin tjetër të grupit, Sllovakia mposhti Malin e Zi në Rrogozhinë me rezultatin 3-0.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 15 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Sllovakinë, ndërsa duelin e tretë do ta kemi kundër Malit të Zi./vizionplus.tv