Rey Manaj është kthyer në idhullin e tifozëve të Sivasporit. Sulmuesi shqiptar po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij, ku deri tani ka shënuar 18 gola për skuadrën turke, ku 14 i ka shënuar në Superligë.
Më mirë se futbollisti shqiptar ka bërë vetëm Edvin Dzeko që ka shënuar 18-të, ndërsa Mauro Icardi ka të njëjtin numër golash me lushnjarin.
Sëfundmi është bërë publike një video në rrjetin social “X” ku tifozët turq mbajnë në duar flamurin shqiptar në shkallët e stadiumit dhe të gjithë njëzëri bërtasin: “Të duam Rey Manaj”.
I love Rey Manaj. Rey Manaj – Sivasspor, Turkey pic.twitter.com/TfSFzfhqUN
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";— News video (@Newsvideo13) February 29, 2024
Forma e jashtëzakonshme e Rey Manajt ka bërë me dhimbje koke trajnerin Sylvinho, i cili tashmë do ta ketë edhe më të vështirë përzgjedhjen në repartin e sulmit, pasi aktualisht ky repart është i mbingarkuar pasi në garë për një vend titullari janë Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi, Mirlind Daku, Armando Broja, por edhe Ernest Muçi si dhe yjet kuqezi që aktivizohen në Seria A si Shpendi dhe Çuni.