Pamje të rënda u shpalosën në “Friuli”, teksa ndeshja e Udineses ndaj Romës u ndërpre në minutën e 72-të, me rezultatin 1-1, pas rrëzimit të Evan Entikas në fushë.

Mbrojtësi i Giallorossi u pa duke mbajtur gjoksin dy herë para se të rrëzohej dhe të largohej nga fusha me barelë.

Mediat italiane raportojnë se portieri ishte i vetëdijshëm gjatë transferimit të tij, me Daniele De Rossi që e shoqëroi në dhomën e zhveshjes, duke i shpjeguar gjyqtarit se, për momentin, ndeshja nuk mund të vazhdonte.

Në fund, shumë shpejt u vendos ndërprerja e ndeshjes, teksa raportohet që mbrojtësi 24-vjeçar është mirë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";