Selia e Partisë Demokratike ka ndërruar ngjyra këtë të premte, nga blu është veshur kuq e zi.

Siç shihet edhe në video fasada e selisë blu është veshur me një poster të madh të kombëtares shqiptare të futbollit, e cila nis nesër aventurën e saj të dytë në një kampionat europian.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ditën e nesërme në oborrin e PD do të vendoset edhe një monitor i madh i cili do të bëj bashkë gjithë demokratët për të ndjekur ndeshjen mes  Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të nisë në orën 21:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";