Shkëlqim Vladi, shqiptari i Kosovës ka realizuar golin e tij të parë me fanelën e Luganos.

Vladi e shënoi golin përballë Beshiktashit të Milot Rashicës dhe Ernest Muçit.

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Shkëlqim Vladi, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Luganos, në duelin e kthimit të Ligës së Europës, ndaj Beshiktashit.

23-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 59-të, ku pas asistit të Alisedas, e pati shumë të thjeshtë të realizonte me portën e boshatisur, duke vendosur baraspeshën e përkohshme. Më herët vendasit kishin shënuar me anë të Çiro Imobiles.

Ky është goli i gjashtë i  Vladit për Luganon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";