Microsoft do t’i japë stafit të saj jo-ekzekutiv një bonus prej $ 1,500 (1,080 £) për punën e tyre gjatë pandemisë. Kompania tha për BBC se ishte një simbol vlerësimi gjatë një viti sfidues.

“Ne jemi krenar që po i japim punonjësve tanë një dhuratë monetare”, është shprehur kompania.

Në tremujorin e parë të vitit 2021 fitimet e Microsoft u rritën me 38%. Sipas “The Verge” punonjësit që u bashkuan jo më vonë se 31 Mars 2021 do të merrnin pagesën, përfshirë punëtorët me kohë të pjesshme.

Firmat e mëdha të teknologjisë kanë menduar shumë për punonjësit gjatë pandemisë dhe Microsoft nuk është firma e vetme që ka bërë pagesa bonusi për stafin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Mars të vitit 2020, Facebook u dha punonjësve një bonus $ 1,000 (720 £) për t’i ndihmuar ata me shpenzimet gjatë pandemisë.

Google bëri një pagesë të ngjashme $ 1,000 në Maj të vitit 2020.