“Adobe Flash Player”, softueri që solli animacionet dhe interaktivitetin në fillim të epokës së internetit, edhe zyrtarisht ka marrë fund.

I lëshuar më 1996, “Flash” u shfrytëzua për një kohë nga njerëzit për të transmetuar video dhe për të luajtur video-lojëra.

Por telashet me sigurinë dhe dështimi i bartjes tek epoka e telefonave ia zbehi funksionin.

“Adobe” ka njoftuar zyrtarisht se më s’do të ofrojë përditësime për “Flashin” dhe ka kërkuar nga njerëzit ta fshijnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo do t’i ndalë edhe videot dhe animacionet në “Flash Player” që nga 12 janari.

Në vitin 2009, “Adobe” kishte thënë e “Flashi” është i instaluar në 99 për qind të kompjuterëve me internet, por transformimi i pajisjeve drejt atyre mobile dhe reagimi i vonshëm i “Adobet” e çuan softuerin drejt fundit.

Në korrik të vitit 2017, “Adobe” njoftoi se do t’i japë fund funksionimit të “Flashit” më 2020.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";