Çdo ditë e më shumë, teknologjia avancon me hapa galopante. Këtë gjë e vërteton edhe Ai-Da. Ky është emri me të cilin është quajtur një robot me inteligjencë artificiale.

Duket diçka e pabesueshme, por Ai-Da do të shfaqë ekspozitën e saj. Ky robot ka krijuar një seri portretesh të tij, duke parë veten në pasqyrë me anë të kamerave të vendosura në sy.

Veprat e Ai-Da-s janë parashikuar të shfaqen në Muzeun e Dizajnit në Londër mes majit dhe qershorit të këtij viti, nëse do të lejohet edhe nga rregullat e pandemisë.

Ndërsa “shihte” veten në pasqyrë, inteligjenca artificiale dhe algoritmi i Ai-Da-s shndërruan atë në koordinata. Dora robotike e Ai-Da, e cila u zhvillua nga inxhinierët në Leeds, interpreton koordinatat për të krijuar një pjesë të artit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";