Anija hapësinore “Crew Dragon” e SpaceX të Elon Musk, me 4 astronaut është nisur nga baza e Cape Canaveral drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Ky është misioni i parë operativ i NASA pas nisjes historike të muajit maj që dërgoi në Stacionin Hapësinor dy astronautë të tjerë, 9 vjet pas Space Shuttle.

Në brendësi të kapsulës ndodhen 3 amerikanë të NASA, komandanti Michael Hopkins, piloti Victor Glover, specialistja e misionit Shannon Walker dhe austronautja japoneze Soichi Noguchi.

4 astronautët do të qëndrojnë në Stacionin Hapësinor për 6 muaj dhe gjatë kësaj kohë do të zhvillojnë eksperimente të ndryshme shkencore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";