Autoritetet kineze kanë deklaruar se sa i përket zhvillimeve dhe inovacioneve teknologjike, janë ende 30 vjet larg. Pavarësisht se shumë vëzhgues teknologjikë e shohin Kinën si “fabrika e botës” pasi një e treta e prodhimit global të veturave dhe telefonave vjen nga aty, vendorët thonë se aftësitë e tyre zhvilluese “janë ende të bota”.

Ata ankohen për varësinë e madhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për produkte të teknologjisë së lartë si gjysmëpërçuesit, shkruan BBC.

“Teknologjitë kryesore janë në duart e të tjerëve” dhe Kina rrezikon të “goditet në fyt” ka deklaruar zv.ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Miao Wei.

Megjithëse se Kina prodhon numër të madh mjetesh teknologjike, prodhimi i saj kohëve të fundit ka rënë. Vitin e kaluar, prodhimi përbënte rreth një të katërtën e prodhimit të brendshëm. Ky prodhim është cilësuar si më i ulëti që nga 2012.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";