Kompania “Apple” njoftoi sot heqjen nga “App Store” i saj të një aplikacioni amerikan, që promovonte festat private gjatë pandemisë së COVID-19, sipas faqes online të “BBC News”.

“Aplikacioni “Vybe Together” e quante veten një komunitet privat për të gjetur, bashkuar dhe organizuar festa”, tha “Apple”.

Në një video të fundit në llogarinë e saj në “TikTok”, “Vybe Together” pohoi se zhvillonte festa sekrete çdo fundjavë.

Megjithëse llogaria e saj në platformë, si edhe faqja e saj në internet, është hequr, “Vybe Together” zotohet se do të rikthehet me festat  e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";