Kompania amerikane Apple ka ndaluar shitjen online të iPhone dhe produkteve të tjera të saj në Turqi për shkak të zhvlerësimit që ka pësuar monedha turke Lira.

Shitja e produkteve online të Apple në Turqi nuk është mbyllur përfundimisht, por ky shërbim është pezulluar përkohësisht për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike.

Faqja online e Apple është e aksesueshme në Turqi dhe klientët vetëm mund të shikojnë këto produkte, por nuk mund të blejnë.

Lira turke është zhvlerësuar për shkak të disa politikave financiare të diskutueshme nga ana e Presidentit të vendit, Erdogan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm të martën, Lira pësoi rënie me 15%. Gjatë këtij viti, monedha turke ka humbur 45% të vlerës së saj.

Nuk dihet saktësisht se cila do të jetë politika që do të ndjekë Apple lidhur me pezullimin e shitjeve online në Turqi të produkteve të saj dhe sa do të zgjasë ky vendim.