Apple ka lëshuar së fundmi sistemin e ri operativ, iOS14.4 dhe përditësimi i ri rregullon disa “probleme të sigurisë”.

Gjiganti teknologjik ka gjetur probleme të sigurisë në sistemet e veta dhe ka dëshmi se dikush mund të ndërhyjë.

Raportohet se bëhet fjalë për tri telashe që mund të prekin iPhonen.

Përditësimi s’jep shumë detaje, vetëm se kompania me lansimin e versionit të ri ka thënë se është në dijeni të raportimeve se ka pasur telashe me sigurinë duke rekomanduar përditësimin e pajisjeve sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";