Prezantimi i modelit iPhone 12 nënkutpon se Apple është vonuar në tregun e 5G, meqë telefona që përkrahin këtë rrjet janë prezantuar qysh më 2019.

Sipas kompanisë “Counterpoint Research”, iPhone 12 është telefoni më i shitur që përkrah rrjetin 5G.

Të dhënat janë marrë nga janari i këtij viti deri në tetor dhe megjithëse iPhone 12 është prezantuar më 13 tetor, ai ka arritur të jetë më i shituri për këtë periudhë 10-mujore, që i bie se për 17 ditë u shit më shumë se telefonat konkurrent për 10 muaj.

Modeli bazë, iPhone 12, pati 16 për qind të tregut deri në fund të tetorit, ndërsa iPhone 12 Pro rreth 8%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Modelet e Applet pasohen nga Samsung Galaxy Note 20 Ultra me 4% të tregut, kurse Huawei Nova 7 5G, një telefon i klasës së mesme, është në vendin e katërt.