Facebook do të rikthejë shërbimin e lajmeve për përdoruesit e tij në Australi. Kjo erdhi pas marrëveshjes së arritur nga qeveria e këtij shteti me gjigandin teknologjik për kushtet financiare.

“Facebook ka shtuar Australinë sërish tek miqtë”, tha Sekretari i Thesarit, Josh Frydenberg, duke shtuar se zhbllokimi do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Facebook bllokoi javën e kaluar shpërndarjen e lajmeve për australianët në platformën e tij, pas grindjes me qeverinë për ligjin që e detyronte të paguante mediat për përmbajtjen.

Kjo solli shumë probleme për qytetarët, pasi u bllokuan edhe informacionet rreth motit dhe shërbimeve të emergjencave. Ajo që bëri gjigandin teknologjik të ndryshojë mendje ishte garantimi i mundësisë për të zgjedhur mediat që do të paguajë për shërbimin e lajmeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";