Austronauti francez, Thomas Pesquet përfundoi daljen e tretë në hapësirë në pak më shumë se një javë, me instalimin e suksesshëm të një paneli të ri diellor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

“Bëhet fjalë për daljen e pestë jashtë stacionit orbital të francezit, i cili tani numëron 33 orë të kaluara në boshllikkun hapësinor”, theksoi NASA.

“Pavarësisht sa herë dilni nga Stacioni Hapësinor, kjo nuk bëhet kurrë një rutin’”, theksoi në Twittera Thomas Pesquet disa orë para se të dilte shpejt nga dhoma e dekompresimit.

Ashtu di për dy të parët, ky mision u zhvillua në shoqërinë e astronautit amerikan, Shane Kimbrough. Ky mision zgjati gjashtë orë e 45 minuta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai dhe Shane Kimbrough kishin kryer më parë dy dalje në hapësirë krah për krah në 2017.

Të dy shokët e ekipit ndezën baterinë e brendshme të kostumit të tyre në 11:52 GMT, e cila shënoi fillimin zyrtar të misionit të tyre, i cili përfundoi në 18:37 GMT.