Serverat e postës elektronike Microsoft Exchange të Autoritetit Bankar Evropian janë kompromentuar në një sulm kibernetik global.

Organi i BE-së ka thënë se të dhënat personale mund të jenë marrë nga serverat e saj. Ata kishin tërhequr të gjithë sistemin e postës elektronike jashtë linje ndërsa vlerësohej dëmi, raporton BBC.

“EBA po punon për të identifikuar sulmuesi, pasi u përdorën disa të dhëna”, thuhet në reagimin e EBA-së.

Serverët e Microsoft Exchange përdoren gjerësisht për postë elektronike nga bizneset dhe qeveritë kryesore. Por pak organizata kanë pranuar që janë goditur nga sulmi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmi kibernetik kishte shfrytëzuar një dobësi në sistemin e postës elektronike të Microsoft – ose ndonjëherë kishte përdorur fjalëkalime të vjedhura – për t’u dukur si dikush që ka qasje në sistem.