Një përditësim i ri për rrjetin social Instagram sugjeron se pronari i saj, Facebook, ka nisur bashkimin e hapësirave për bisedime në këtë aplikacion bashkë me shërbimet e Messengerit në Facebook.

Siç raporton “The Verge”, Facebooku po planifikon të integrojë sistemet e bisedave për Instagram dhe Messenger. Ky përditësim është parë së fundmi në disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përdoruesit që kanë marrë një njoftim përmes Instagramit se “ka një mënyrë të re për mesazhe në këtë rrjet social”, dhe një listë veçorish e ku ishte përfshirë “biseda me miqtë që përdorin Facebookun”.

Përditësimi duket se zëvendëson ikonën e mesazheve direkte në Instagram me logon e re të Facebook Messengerit.

Sipas raportimit, ende s’mund t’u dërgohen përdoruesve të Facebookut mesazhe përmes Instagramit, por lëvizja sinjalizon se gjiganti teknologjik po i përmbahet planeve për bashkim të platformave përmes Messengerit, Instagramit dhe WhatsAppit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";