Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pezulluar veprimet ligjore kundër TikTok dhe WeChat, të cilat mund të ndaloheshin në territorin e SHBA-së.

Ish-presidenti, Donald Trump, kishte kërkuar ndalimin e dy aplikacioneve, duke pretenduar se ato ishin një kërcënim i sigurisë kombëtare.

Të dy kompanitë kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër ndalimeve të propozuara, njofton BBC.

Administrata e re tani ka kërkuar një “pezullim” të procedurave ndërsa rishikon nëse aplikacionet paraqesin vërtet një kërcënim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aplikacioni për mesazhe, WeChat, ka më shumë se një miliard përdorues në të gjithë botën, por sipas këtij rrjeti social, SHBA-ja sjell vetëm 2% të të ardhurave të saj.

Aplikacioni për shpërndarjen e videove, TikTok, ka rreth 800 milionë përdorues në të gjithë botën, nga të cilët 100 milionë janë brenda Amerikës.