Pagani ka prezantuar një makinë të re, që do të jetë shumë e shtrenjtë dhe shumë ekskluzive në të njëjtën kohë.

“Krijesa” e re e markës italiane quhet Pagani Huayra Codalunga dhe karakteristika kryesore e saj, ashtu siç e thotë edhe vetë emri, është “bishti” i gjatë.

Ideja ishte të ndërtohej një makinë e ngjashme me makinat e garave të viteve ’60, mbi bazën e një Huayra Coupé. Pagani Huayra Codalunga është prodhuar në vetëm 5 njësi, të cilat janë shitur që të gjitha.

Duke qenë kaq e rrallë, kjo makinë ka dhe një çmim stratosferik: plot 7 milionë euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket motorit, “Bishtgjata” ka një motor V12, me 840 kuaj fuqi.