Bitcoin vijon rënien e lirë të muajve të fundit. Sipas Coinbase, përgjatë fundjavës, kriptomonedha më e famshme dhe më e fuqishme në botë u tregtua me 34 mijë dollarë copa, duke pësuar një rënie me 50% të vlerës, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2021.

Rënia e vlerës se Bitcoin ka ndodhur paralelisht me rënie të aksioneve të shumë produkteve në mbarë globin në ditë e fundit.

Bitcoin përbën 30% të tregut të kriptomonedhave, që kap një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh. Kriptomonedha e dytë më e fuqishme është Ethereum, e cila gjithashtu ka pësuar rënie në vlerë me më shumë se 10% javën e kaluar.

Edhe pse luhatjet në tregun e kriptovalutave kanë qenë gjithmonë të pranishme, futja në këtë fushë e investitorëve tradicionalë ka bërë që edhe monedhat digjitale të ndjekin trendin e tregjeve të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kohë pasigurish, në rastin konkret për shkak të luftës në Ukrainë, investitorët kanë tendencën të kalojnë paratë e tyre tek investime më të sigurta. Gjithashtu, vitin e kaluar Bitcoin është bërë monedhë e pranueshme në dy shtete, El Salvador dhe në Republikën Qendrore Afrikane. Por Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje El Salvadorit që ta shfuqizojë këtë vendim.