Aksionet e listuara gjermane të Twitter ranë me 8% të hënën, në ditën e parë të hapjes së bursave pas pezullimit të llogarisë së presidentit amerikan, Donald Trump, të premten.

Kompania tha se vendimi ndaj llogarisë së Trumpit, që numëron 88 milionë ndjekës, u mor pasi “komunikimi” i tij rrezikonte të nxiste më shumë dhunë në vend.

Këto zhvillime erdhën pas trazirave të shënuara në Capitoll Hill, gjatë seancës për certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden.

Ishte hera e parë që Twitteri pezulloi një kryetar shteti, duke nxitur kështu mjaft debate lidhur me ndikimin që gjigantët amerikanë të teknologjisë kanë mbi fjalën e lirë dhe demokracinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët edhe Facebooku ia pezulloi llogarinë Trump deri në fund të mandatit të tij presidencial (20 janar) me arsyetimin se po parandalon ndonjë nxitje të mundshme të dhunës. a2news