Prodhuesi gjerman i makinave “BMW” tërhoqi sot 145 000 automjete me naftë për shkak të një rreziku të mundshëm zjarri.

Makinat, të cilat i përkasin markave “BMW” dhe “Mini”, do të rikthehen në fabrikë për kontrolle në lidhje me ftohësit e riciklimit të gazit të shkarkuar.

“Ftohësit e prodhuar në 2016 ose 2017 do të kontrollohen për rrjedhje dhe, nëse është e nevojshme, do të zëvendësohen”, tha një zëdhënëse e “BMW”-së.

Tërheqja aktuale prek automjetet në një numër vendesh, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";