Ekspertët kanë parashikuar se në të ardhmen “do të pushtojë qiejt”, por për momentin avioni më i madh në botë nuk po ngrihet dot në ajër. Ishte programuar për të kryer fluturimin e parë në vitin 2020, por për shkak të vonesave të ndryshme, afati i ri është caktuar viti 2025.

Megjithatë, modeli Boeing 777X është konsideruar një “bishë” e vërtetë. Kompania amerikane e prezantoi me krenari avionin e ri në fillim të muajit gusht, duke u dhënë udhëtarëve një ide për atë që do të përjetojnë gjatë fluturimit.

Avioni është 76,5 metra i gjatë dhe mund të mbajë deri në 426 udhëtarë të ndarë në dy kategori. Për krahasim, avioni Airbus A350-1000, është vetëm 73,6 metra i gjatë.

Dritaret e avionit janë zgjeruar për të mundësuar futjen e dritës sa më shumë dhe për t’u dhënë udhëtarëve një eksperiencë edhe më të veçantë gjatë fluturimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Avioni peshon 351 ton, por për shkak të motorëve GE9X, që janë më të fuqishmit të montuar ndonjëherë në një aeroplan pasagjerësh, do të harxhojë 10% kabrurant më pak se modeli i më parshëm i Boeing.

Kabina e pilotit është e dekoruar me “touchscreen”, që lejojnë të dy pilotët të ndërveprojnë secili në mënyrë autonome. Një nga funksionet më të veçanta është palosja e krahëve, që janë 71 metra të gjatë. Krahët, me fibra karboni, janë bërë të tillë në mënyrë që avioni të ketë mundësi të futet në të njëjtët kapanone si paraardhësi i tij Boeing 777. Gjithsesi kjo është hera e parë që kjo teknologji përdoret për një avion komercial.

Për ta parë në fluturim rregullisht “bishën e qiejve” do të duhet të presim vitin 2025, sipas prodhuesve, vonesat kanë ardhur për shkak të procedurave për marrjen e certifikatave të ndryshme të cilësisë. Pavarësisht shtyrjeve, Boeing ka marrë deri tani mbi 370 porosi për avionë 777X.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";