Bugatti ka prezantuar tavolinën e bilardos më të shtrenjtë në botë, që do të lejojë miliarderët që të luajnë të qetë në superjahtet e tyre, në kohën që po udhëtojnë në det.

Tavolina kushton rreth 250 000 euro dhe përdor një teknologji të sofistikuar kompjuterike, që garanton qëndrueshmërinë e sipërfaqes së tavolinës edhe kur deti është me dallgë.

Marka franceze, që njihet për supermakinat e saj, do të prodhojë vetëm 30 tavolina të tilla, që parashikohet të shiten të gjitha brenda pak ditëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";