Çmimet e Bitcoin kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në muaj pas komenteve nga Rezerva Federale e SHBA.

Kriptomonedha ra në vlerë nga 47,000 dollarë në fillim të kësaj jave në më pak se 42,000 dollarë.

Kjo erdhi disa minuta nga mbledhja e Rezervës Federale, e cila sugjeroi se mund të rrisë normat e interesit.

Ngjarjet politike në Kazakistan kanë ngritur gjithashtu shqetësime për kapacitetin e rrjetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për shkak të natyrës së tij globale dhe të decentralizuar, është e vështirë t’i atribuosh një rritje ose rënie të çmimit të Bitcoin një shkaku të vetëm. Por shumë komentues kanë vënë në dukje mbledhjen e dhjetorit të Rezervës Federale si një faktor.

Procesverbali tregon se banka qendrore e Amerikës mund të rrisë normat e interesit më shpejt se sa kishin parashikuar disa dhe të shesë disa nga asetet e saj.