Akademia Nobel dha çmimin për Kiminë për vitin 2021.Fituesi ishin dy shkencëtarë që u vlerësuan për punën e tyre në ndërtimin e molekulave që janë pasqyrë e njëra-tjetrës. Shpallja u bë gjatë një eventi në Stokholm të Suedisë.

 “Akademia mbretërore suedeze e shkencave u dha çmimin Nobel për Kiminë Benjamin List dhe David MacMillan për zhvillimin e Organokatalizës asimetrike”, shpalli Goran Hansson, sekretar i Akademisë.

 Paketa kimike e gjermanit dhe amerikanit është përdorur për zbulimin e ilaçeve të reja dhe ndërtimin e molekulave që mund të përthithi ndritë në qelizat solare. Fituesit do të ndajnë shpërblimin financiar prej 10 milionë kronësh suedezë, ose 1 milionë dollarë amerikanë.

Puna e dy shkencëtarëve e ka bërë shumë më të lehtë procesin e prodhimit të molekulave asimetrike, kimikatet ekzistojnë në dy versione, ku njëri është imazh pasqyrë i tjetrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kimistët shpesh përdorin vetëm njërin nga këto dy versione, veçanërisht kur prodhohen medikamente, por ka qenë tepër e vështirë të gjendet një metodë efikase për ta bërë këtë. Komiteti i Nobelit tha se puna e shkencëtarëve e ka çuar procesin e ndërtimit molekular në një nivel krejtësisht të ri. Ekspertët e konsiderojnë punën e tyre një pajisje të re në kiminë organike dhe një përfitim të madh për njerëzimin.