Një defekt në Instagram ka fshehur pëlqimet për disa prej përdoruesve të tij, pasi kompania aksidentalisht kishte tejzgjatur një testim të veçorisë së re.

“Kemi qenë duke e testuar një veçori të fshehjes së pëlqimeve nëpër postime”, ka thënë një zëdhënës i Facebookut, që ka nën pronësi Instagramin, për CNN-in. “Jo qëllimisht kemi shtuar më shumë njerëz në testime, që ishte një defekt – jemi duke përmirësuar gabimin dhe po mundohemi të kthejmë pëlqimet sa më shpejt që të jetë e mundshme”.

Shumë përdorues kanë raportuar ndryshimin në profilet e tyre, me numrat e pëlqimeve që ishin zëvendësuar me frazën “të tjerë”.

Instagrami kishte kryer testime qe disa vjet. Kompania kishte njoftuar se do të nisë me heqjen e numrit të pëlqimeve për një numër të përdoruesve në Kanada, por s’ishin dhënë detaje se kur pritet që kjo veçori të dalë për gjithë botën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përderisa ndjekësit s’do të mund të shohin shifrën totale të pëlqimeve në një post, ai që ka bërë postimin mundet.