CEO i Twitter, Jack Dorsey, ka nxjerrë në shitje postimin e parë të publikuar në Twitter, në formën e një vepre digjitale për koleksionistët.

Dorsey shpërndau të premten e kaluar një link që të çonte në një platformë digjitale të quajtur “Gjëra të vlefshme”, e cila lejon shit-blerjen e postimeve në Tëitter, me autografin e krijuesit. Postimi i parë i Dorsey në Twitter është bër ënë vitin 2006, ku ai thotë “duke ndërtuar Twitter-in tim”.

Deri tani, oferta më e lartë për këtë postim është 2,5 milionë dollarë, bërë nga Sina Estavi, CEO e kompanisë Bridge Oracle.

Suveniret digjitale janë shtuar shumë në muajt e fundit, si një formë popullore teknologjike për të shitur vepra arti në formë digjitale. Klienti në fakt blen një “medalje” që verifikon autenticitetin e pronësisë. Ai është i koduar me firmën e autorit, njëlloj si kodimet qe bëjnë të mundur kriptomonedhat.

Vepra të tjera digjitale që po shiten në këtë mënyrë janë videoklipe me performancat e lojtarëve më të mëdhenj të NBA, si LeBron James.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";