Agjencisë Amerikane të Hapësirës u detyrua të shtyjë për herë të dytë Brenda javës lëshimin e raketës së re Artemis I drejt Hënës.

Kontrollorët nuk ishin në gjendje të ndalonin një rrjedhje hidrogjeni në mjetin hapësinor, ndërsa po niste procedura e numërimit mbrapsht.

NASA tani ka një mundësi tjetër për ta lëshuar raketën të hënën ose të marten, në të kundërt ajo do të të kthehet në ndërtesën e montimit për inspektim dhe mirëmbajtje, gjë që nënkupton vonesa të mëtejshme.

Sistemi i Nisjes Hapësinore është raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë nga NASA, dhe pjesa më e madhe e shtytjes vjen nga djegia e pothuajse tre milionë litrave hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm nga katër motorët e mëdhenj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kur kontrollorët dhanë komandën herët në mëngjes për të mbushur rezervuarin e hidrogjenit të raketës, një alarm ra, duke treguar se kishte një rrjedhje. Problemi u gjurmua deri në lidhjen ku hidrogjeni pompohej në raketë.