Një test motori për një raketë të qendrës amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës NASA u detyrua të pezullohej të shtunën pas një problemi të pikasur nga sistemi kompjuterik.

Rreth një minutë pas nisjes së testit gjithçka u ndal nga sistemi i kompjuterit, i cili fiku automatikisht motorin.

Testi u krye në qendrën hapësinore Stennis në Misisipi. Inxhinierët po përpiqen të kuptojnë se çfarë problemi e nxiti sistemin kompjuterik të aktivizonte vetë-fikjen e motorit.

“Dua që njerëzit të jenë të inkurajuar, pasi e ardhmja do të jetë shumë e ndritur dhe me siguri do të mësojmë shumë nga ky test,” – u tha gazetarëve Jim Bridenstein, administrator i përgjithshëm i NASA-s.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtari i qendrës hapësinore e cilësoi si ditë pozitive pavarësisht rezultatit të testit. Këtë e justifikoi me argumentin se synimi kryesor ishte të mësohej më shumë nga motori i projektuar së fundmi për raketën SLS.

SLS, akronim i Sistemi të Lëshimit Hapësinor (Space Launch System), është pjesë e programit “Artemis” të NASA-s, i cili synon që të dërgojë deri në vitin 2024 burrin dhe gruan e parë të radhës në Hënë.

Projekti është në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës, e cila u shërben me disa pajisje kryesore. Parashikohet që raketa SLS të kryejë lëshimin e parë gjatë këtij viti. Qëllimi është që nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve ajo të bëhet raketa më e fuqishme që fluturon drejt hapësirës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";