Është gjetur i vdekur në qelitë e burgut në Spanjë, John McAfee, krijuesi amerikan i anti-virusit me të njëjtin emër.

McAfee ishte arrestuar pak kohë më parë për evazion fiskal dhe për të ishte vendosur së fundmi të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Drejtësisë i ngriti këto akuza ndaj  John McAfee pasi Komisioni për Sigurinë dhe Shkëmbimin kishte paditur 75-vjeçarin sepse kishte fituar 23.1 milionë dollarë kompensim nga rekomandimi për investim në 7 kriptovaluta që në fakt ishin false dhe mashtrim.

McAfee pretendohet të ketë fituar miliona të ardhura nga promovimi i kriptovalutave, si dhe përmes punës konsulente, fjalimeve dhe shitjes së të drejtave për historinë e  jetës së tij për një dokumentar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";