Donald Trump prezanton një platforme të re të komunikimit online, e cila siç thotë, do të publikojë materiale, direkt nga tryeza e ish-presidentit.

Twiter dhe Facebook, pezulluan llogaritë e Trump pas trazirave në Capitol Hill gjatë muajit janar. Që atëherë, ish-presidenti i publikon deklaratat e tij, përmes njoftimeve për shtyp.

Tani e tutje, manjati i pasurive të patundshme do të komunikojë me anë të platformës së re, e quajtur “Nga tryeza e Donald Trump”. Ndjekësit do të jenë në gjendje të pëlqejnë postimet dhe gjithashtu t’i shpërndajnë në Twiter dhe Facebook.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";