Pas Amazon, Google, Samsung dhe Apple, Spotify është platforma e fundit gati të lëshojë asistentin e tij personal zanor.

Zbulimi u bë nëpërmjet disa imazheve të botuara nga faqja GSMArena, që e sinjalizon disponueshmërinë e “Hey Spotify” në një pajisje Samsung, specifikisht një Galaxy S21.

Sipas informacionit të përshkruar në internet, përdoruesit mund t’i kërkojnë asistentit të luajë muzikë pa pasur nevojë të prekë ekranin e telefonit, ashtu si ndodh me pajisjet dhe altoparlantët te Alexa, Google Assistant dhe Siri.

Nuk dihen të gjitha detajet dhe variantet e mundshme të nisjes së asistentit Spotify, që mund të jetë i pranishëm në Android dhe iOS ose, të paktën fillimisht, vetëm në njërën nga dy platformat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk përjashtohet as prania e një variacioni për ndërfaqet e makinave, ku për momentin përdorimi i Spotify, si në Android Auto ashtu edhe në Apple CarPlay, zhvillohet ekskluzivisht përmes prekjes në ekran, për të hyrë në menutë dhe ekranet.