Një shpikës në Egjipt ka nisur përdorimin e një roboti të telekomanduar për të kryer testimet për Covid-19 duke vendosur tamponët në gojën e një pacienti.
Mahmoud el-Komy, i cili ka nisur të testojë robotin në një spital në Kajro, thotë se ai mund të masë gjithashtu temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse janë pa maskë.
Roboti i quajtur Cira-03, mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj infeksionit dhe parandalimin e përhapjes.
Cira-03 mund të marrë analizat e gjakut dhe t’u shfaq rezultatet pacientëve në një ekran në gjoksin e tij.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Mahmoud thotë se krijimi i tij, i cili ka kokë dhe krahë dhe ngjan me një njeri, u zhvillua në një mënyrë për të parandaluar frikën tek pacientët.