Përdoruesit e WhatsApp-it janë nën një sulm tjetër nga një aplikacion që pretendon se mund ta bëjë rozë platformën e mesazheve. Për më tepër, ky aplikacion premton dhe disa veçori të tjera.

Ekspertët kibernetikë kanë paralajmëruar përdoruesit e aplikacionit të mesazheve të kenë kujdes nga klikimi tek një link i tillë. Lidhja është “maskuar” si një azhurnim zyrtar nga WhatsApp. Nëse përdoruesi klikon në link, telefoni i tij mund të haken duke humbur aksesin në llogarinë e tij.

“Kini kujdes nga WhatsApp Pink! Një virus po përhapet në grupet Whatsapp me një lidhje shkarkimi APK. Mos klikoni ndonjë lidhje me emrin e #WhatsappPink. Aksesi në telefonin tuaj do të humbasë”, u shpreh një ekspert i sigurisë kibernetike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";