Facebook-u ka nisur një program që ka një grant prej 40mln dollarësh për bizneset në pronësi të zezakëve, të cilët janë goditur nga pandemia COVID-19.

Kjo erdhi si pjesë e nismës për t’iu ndihmuar komunitetit të zezakëve, pas tragjedisë që ndodhi me George Floydin. Facebook-u planifikon të lëshojë 10 mijë grante për sipërmarrësit zezakë, dhe afati i fundit për të aplikuar është 31 gushti.

“Që nga hapja e aplikacioneve për këtë program kemi parë një interes të madh nga bizneset në pronësi të zezakëve, kështu që e dimë se ata po përballen me sfida të mëdha”, njoftoi Sheryl Sandberg, drejtoreshë e shërbimeve operative në Facebook.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";