Facebook Inc FB.O do të ndalojë reklamat që në mënyrë eksplicite dekurajojnë njerëzit nga vaksinimi, ka njoftuar kompania më e madhe e rrjeteve sociale sonte, pasi ka paralajmëruar edhe një kampanjë të re informimi për vaksinën e gripit sezonal, shkruan agjencia Reuters.

Reklamat që janë për apo kundër legjislacioneve apo politikave të Qeverisë rreth vaksinave, përfshirë edhe asaj për COVID-19, prapë do të lejohen, ka thënë kompania. Do të fusë në fuqi këtë rregull në ditët e ardhshme.

Facebooku, që ka 2.7 miliardë përdorues aktiv në muaj, ka qenë nën presion nga politikanët dhe grupet e shëndetit publik për të shtypur përmbajtjet kundër vaksinave dhe keqinformatat në këtë platformë. Kompania ka thënë se ndonëse vaksina për COVID-19 nuk do të jetë në dispozicion edhe për një kohë, pandemia ka vënë në pah rëndësinë e sjelljes parandaluese shëndetësore.

Rregullat e kaluara të Facebookut kishin ndaluar reklamat që përmbanin dezinformata për vaksina apo mashtrime, por lejonin reklama që kundërshtonin vaksinimin nëse ato nuk përmbanin informata false.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";