Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka fshirë faqen kryesore të Ushtrisë së Birmanisë për shkeljen e standardeve të saj që ndalojnë nxitjen e dhunës, ndërsa policia arrestoi një aktor të njohur që po kundërshton grusht-shtetin, bashkë me mijëra të mbledhur për protesta masive.

Facebooku ka thënë se fshiu faqen e Ushtrisë nën standardet e saj që ndalojnë nxitjen e dhunës, njofton The Guardian.

“Në përputhje me politikat tona globale, ne kemi fshirë faqen “Tatmadaw” nga Facebook për shkelje të përsëritura të standardeve tona të Komunitetit që ndalojnë nxitjen e dhunës dhe koordinimin e dëmit”, shkroi Facebooku në një deklaratë.

Ndalimi në Facebook erdhi ndërsa interneti është bllokuar për të shtatën natë me radhë në Birmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa protestuesit filluan të mblidheshin në dy qytetet më të mëdha të Yangon dhe Mandalay, doli lajmi se aktori i mirënjohur Lu Min ishte arrestuar. Ai ishte një nga gjashtë të famshmit që Ushtria ka thënë se ishin në kërkim sipas një ligji kundër nxitjes për inkurajimin e nëpunësve civilë për t’u bashkuar në protestë.