Një grup i mbrojtësve për amerikanët myslimanë ka paditur Facebookun me pretendimin se kompania ka dështuar të zbatojë politikat e veta të përmbajtjes, duke shkaktuar valë abuzimi anti-islame.

Ankesa e dorëzuar në Gjykatën Supreme në Washington të enjten, thotë se rrjeti social ka dështuar të fshijë përmbajtjen e cila shkel rregullat e saj kundër gjuhës së urrejtjes, pavarësisht sigurimit të ligjvënësve dhe zyrtarëve qeveritarë se i zbaton këto politika, raporton AlJazeera.

“Çdo ditë, njerëz të zakonshëm bombardohen me përmbajtje të dëmshme që shkel politikat e Facebookut për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin, organizimet e rrezikshme dhe dhunën. Sulme urrejtjeje, anti-islame janë veçanërisht të përhapura”, deklarohet nga organizata “Muslim Advocates”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";