Një hulumtim që ka kryer BBC-ja ka gjetur se fëmijët po e ekspozojnë vetën në mënyra eksplicite në uebsajtin në rritje të videove të drejtpërdrejta interaktive “Omegle”.

Kjo faqe interneti po u mundëson njerëzve që të lidhen në video virtuale e po ashtu përmes bisedave të ndryshme mirëpo është shqetësues reputacioni i saj se shpeshherë ka përmbajtje të paparashikueshme.

Grupet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve kanë ngritur shqetësimet rreth siç thuhet përdorimit të fëmijëve dhe abuzimit seksual të tyre nga kjo faqe.

Mirëpo themeluesi i saj Leif K Brooks i ka thënë BBC-së se faqja ka rritur përpjekjet për kontroll të përmbajtjes muajve të fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas hulumtimeve të fundit “Omegle” është rritur globalisht nga 34 milionë vizita në muaj gjatë janarit të vitit 2020 në 65 milionë sosh në janar të vitit 2021.