Ferrari ka prezantuar makinën e re S90 XX Stradale, një version special i bazuar në SF90 Stradale, por shumë më i fuqishëm.
Me një motor V8 me 1030 kuaj fuqi, kjo makinë është frymëzuar për brendësinë e saj nga bota e garave, për të reduktuar peshën. Sedilje janë 1,3 kg më të lehta në krahasim me SF90 normale.
Sa i përket shpejtësisë, “bisha” italiane do të arrijë nga 0 në 100 km/h për 2,3 sekonda. Ndërkohë, shpejtësia maksimale e saj do të arrijë 320 km/h.
Kjo është makina e parë Ferrari e programit XX që do të mund të përdoret në rrugë, pasi të gjitha të tjerat kanë qenë të ideuara për të garuar në pistë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ferrari S90 XX Stradale do të prodhohet në 799 njësi dhe mendohet se do të kushtojë rreth 1 milion euro.
