Sonda “Hope” e Emirateve të Bashkuara Arabe dërgoi foton e parë nga Marsi, disa ditë pas hyrjes së saj në orbitë rreth planetit, njoftoi sot agjencia hapësinore kombëtare.

Fotoja e bërë të mërkurën, një ditë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën me sukses sondën e tyre, të quajtur “Amal” në arabisht (Shpresë), rreth orbitës së Marsit, duke u bërë vendi i parë arab që realizon një arritje të tillë.

“Misioni Mars i Emirateve ka kapur imazhin e vullkanit më të madh të sistemit diellor Olympus Mons, në dritën e diellit herët në mëngjes”, theksoi agjencia në një komunikatë.

“Imazhi i parë nga marsi i marrë nga sonda e parë arabe në histori”, theksoi në Tweeter Mohammed ben Rached al-Maktoum, emiri i Dubait dhe kryeministri i vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Imazhi është marrë nga një lartësi prej 24 700 km, mbi sipërfaqen e marsit.

Sonda është perceptuar për të dhënë një imazh të plotë të dinamikës meteorologjike të planetit. Por, ajo përbën kryesisht një hap drejt një objektivi më ambicioz, vendosja e një kolonie njerëzore në MArs brenda një afati 100 vjeçar.