Për të nderuar pionerët e aviacionit francez, marka Bugatti prezantoi një seri të limituar me 20 supermakina Bugatti Chiron Sport, të quajtura “Les Légendes du Ciel” (Legjendat e qiellit).

Mënyra më e mirë për t’i reklamuar ishte një garë me avionin ushtarak francez Rafale, në bazën ajrore Landivisiau.

Duke qenë se Bugatti arrin nga 0 në 100 km/h për 2,5 sekonda, supermakina fitoi menjëherë avantazh mbi avionin. Por, sapo u ngrit në ajër Rafale, nuk pati më garë…

“Isha përpara në 300 metrat e parë, por më pas e pashë 20 metra lart meje, duke m’u larguar nga sytë. Ishte një pamje fantastike dhe e pabesueshme”, tha Pierre-Henri Raphanel, piloti i Bugatti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që kur u themelua në vitin 1909, Bugatti ka qenë shumë i lidhur me aviacionin. Në fakt, shumë pilotë të Bugatti kanë qenë edhe pilotë të Forcave Ajrore Franceze, përfshi të famshmin Roland Garros. Pioneri i aviacionit, i cili vdiq gjatë luftimeve ajrore në Luftën e Parë Botërore, ka qenë mik i ngushtë i Ettore Bugatti dhe një nga pronarët e parë të Bugatti Type 18.