Në mes të pandemisë Covid-19, transporti publik është më shumë se kurrë shqetësim i të gjithëve.

Në Francë, një kompani e specializuar në “pëlhurat vetë-pastruese”, ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt.

Prej disa viteve ajo ka zhvilluar materiale të veçanta në bashkëpunim me fabrikën e prodhimit Aunde në Spanjë, por kohët e fundit, kompania franceze ka krijuar një material dezinfektues, i aftë të eliminojë pothuajse 100% ngarkesën virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.

Jérome Blanc, president i kompanisë Trajet tha se katalizatori në indet e copës aktivizohet kur bie në kontakt me rrezet ultravjollcë. Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen kompozimet virale dhe të shndërrohen ato në molekula. të padëmshme, si ujë ose kripë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Falë dritës natyrale ose artificiale, ky material është i aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë. Testet e kryera nga laboratorë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë gjithashtu kanë treguar efektivitetin e kësaj cope kundër koronavirusit.