Grupi G7 është shprehur se e mbështet fort rregullimin e monedhave digjitale, tha në një deklaratë sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, pas bisedimeve me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare.

“Ka një mbështetje të fortë në të gjithë G7-n në lidhje me nevojën për të rregulluar monedhat digjitale”, tha ai, duke theksuar se autoritetet kombëtare tashmë po punojnë për të parandaluar përdorimin e tyre për qëllime keqbërëse.

Çështja është diskutuar gjithnjë e më shumë brenda klubit të demokracive të industrializuara, mes shqetësimeve rreth sulmeve të piratëve të shpërblimeve, financimit të krimit, terrorizmit dhe pastrimit të parave/DPA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";