Gjiganti ”General Motors” (GM) deklaroi se po tërheq 410 019 njësi të prodhimeve të tij të viteve 2015 dhe 2016, tip ”Chevrolet Silverado” dhe ”GMC Sierra” pasi air bag-et e instaluara në vetura janë të pasigurta për pasagjerët.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostradë, kapaku fundor i fryrëses së ajrit të instaluar në vetura mund të shkëputet dhe të mos kryejë rolin e duhur, duke ulur kështu në mënyrë drastike sigurinë.

Sipas dokumenteve, tre nga këto incidente ndodhën në makinat ”Chevrolet Silverado”, ku air-bag-ët u këputën duke bërë që pjesët të ”fluturonin” brenda kabinës.

Megjithëse nuk kishte viktima në asnjë nga rastet, sipas NHTSA, kjo anomali mund të çojë në një aksident.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";