Facebook ka pezulluar përkohësisht profilin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, për keqinformim mbi Covid-19.

Kompania bëri me dije të shtunën se Maduro ka promovuar një ilaç “mrekullibërës” kundër koronavirusit, ilaç i cili nuk ka marrë aprovimin e komunitetit mjekësor.

Maduro kishte postuar edhe një video ku vlerësonte vetitë e Carvativir-it, një medikament që, sipas mjekëve, është i rrezikshëm.

Një zëdhënës i Facebook tha për “The Verge” se kompania ndjek udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që thotë se deri tani nuk ka një kurë për Covid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";